Ka një medalje edhe për Kristjan Asllanin, që u aktivizua në minutën e 84-t dhe qëndroi në fushë deri në fund, duke dhënë kontributin e tij në menaxhimin e lojës, ndonëse llogaritë e rezultatit ishin mbyllur.
Mesfushori 20-vjeçar u bë protagonist në minutat shtesë, pasi doli me shpejtësi në krah për të mbështetur sulmin e shokëve të tij dhe tregoi të gjithë aftësitë teknike ndaj dy kundërshtarëve, Theo Hernandez dhe Sandro Tonali, para se të pasonte saktë në krahun tjetër.
Kristjan Asllani iu bashkua Interit verën e kaluar, në një operacion që kapi vlerën e 20 milionë eurove në total dhe nuk është ende një titullar, por së fundi po rrit minutazhin e tij, falë edhe paraqitjeve mjaft të mira.
Theo dove cazzo vaaaaaaai pic.twitter.com/nO9QIiAlzV— El Tucu SUPERCAMPIONANCA (@eltucusalamanca) January 18, 2023