Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
MSH njofton sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812.
Në total numri i rasteve aktive është 745.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.
Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/