Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë që deri më tani në 144 vendvotime nuk është raportuar për asnjë incident, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Këto deklarata, Veseli i ka thënë për Klan Kosova duke shtuar se nuk ka pasë keqpërdorim të votave nga qytetarët apo partitë politike.
“Deri më tani në 144 vendvotime në këtë komunë nuk është raportuar asnjë incident apo keqpërdorim i votave nga qytetarët apo partitë politike”, tha ai./Gazeta Enigma/