Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe asnjë rast i ri i infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe janë kryer 162 testime.
Janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 49.
Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.515 doza të vaksinës.
823.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.866 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.