Konfirmohet një tjetër largim i madh prej Prishtinës

Konfirmohet një tjetër largim i madh prej Prishtinës

Prishtina vazhdon të zbrazet sa i përket futbollistëve.

Ismet Munishi tashmë është zyrtarizuar trajner i bardhekaltrërve, por eksodi i largimeve të lojtarëve nuk po ndalet, kjo edhe për shkak të borxheve të shumta që klubi u ka atyre.

Leonit Abazi, Qëndrim Zyba e Besnik Krasniqi tashmë zyrtarisht janë larguar nga skuadra, derisa në ditët në vazhdim pritet që nga klubi të largohet edhe portieri Betim Halimi. Ai erdhi me shumë buj në kampin bardhekaltër por burime të Demokracia.com thonë se e ardhmja e tij te Prishtina nuk do të jetë.

Nga klubi e sigurt është edhe largimi i Endrit Krasniqit, derisa në dyshime është edhe Lorik Boshnjaku i cili ka gjasa të mëdha të mos vazhdojë, edhe pse ai tashmë ka marrë ofertë nga drejtuesit e skuadrës. Boshnjaku mund të përfundojë në kampionatin shqiptar, saktësisht te skuadra e Tiranës

Gjithsesi, Prishtina pritet të stabilizohet pas datës 26 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi dhe aty do të sqarohet gjithçka sa i përket të ardhmes së skuadrës.

Related Articles