Asnjë rast i vdekjes dhe 44 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë rast i vdekjes dhe 44 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Nga 2840 mostra të marra nga ShSKUK, 44 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa 152 raste janë shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 2.241 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

ASNJË RAST I VDEKJES, 44 RASTE POZITIVE DHE 152 TË SHËRUAR NGA COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e…Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, May 26, 2021

Related Articles