Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se ka pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën e disa teksteve shkollore për klasat 6, 7 dhe 9.
Ajo ka thënë se ministria që drejton kishte njoftuar DKA-të se tekstet e klasave 6,7 dhe 9 do të përdoreshin të vitit paraprak prandaj shkollat duhej të siguroheshin që nxënësit e këtyre klasave t’i kthenin ato.
Por, ndaj deklaratave të saj ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Sipas tyre, të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi sa I përket shpërndarjes së teksteve shkollore e që bien në kompetencë të komunave janë kryer në plotëni.
Sipas tyre, për përgjegjësitë e veta MASHT nuk mund të fajësojë komunat.
Reagimi i plotë:
MASHT-i I LË FAJIN KOMUNAVE PËR SHKAK NEGLIZHENCËS SË VET
MASHT ka informuar komunat që nuk do të ketë furnizim me tekste këtë vit për nivelin parashkollor si dhe për klasat 6 deri 9.
Për klasat 6 – 9 është kërkuar që tekstet të barten nga gjenerata në gjeneratë.
Vetëm për klasën e 7 janë dy libra alternativë të rinjë që do të sigurohen nga MASHT.
Dhe për klasën e 8 janë libra të gjithë të rinjë që MASHT do të i siguroj.
Nga Komunat është kërkuar që të plotësojnë katalogun me kërkesa për furnizime me tekste shkollore brenda afatit prej 5 ditë.
Komunat kanë plotësuar kërkesat në katalogjet e parapara të MASHT në afatin e paraparë kohor, dhe është raportuar numri i nxënësve në përpuethshmëri me numrin e nxënësve të regjistruar në SMIA të MASHT.
Kurse te furnizimi me tekste shkollore për klasat 6-9 Komunat kanë formuar komisionet e duhura për pranimin e teksteve shkollore të dorëzuara nga MASHT.
Këto komisione kanë kryer punën në mënyrë shumë të mirë, mirëpo librat mungojnë, sepse MASHT nuk I ka dërguar sasinë e kërkuar të librave nëpër komuna. Të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi sa I përket shpërndarjes së teksteve shkollore e që bien në kompetencë të komunave janë kryer në plotni. Për përgjegjësit e veta MASHT nuk mund të fajësoj komunat.
Problemi qëndron në atë që librat e siguruar nga gjenerata paraprake ose janë të dëmtuar apo edhe nxënësit nuk i kanë kthyer në shkolla, që do të thotë mungon një numër I teksteve për klasat 6, 7, 9.
Gjithashtu numri i nxënësve ndryshon nga viti në vit nëpër shkolla.