“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë një etnik”

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë një etnik”

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak,  i kishte dorëzuar disa dokumente kryeministrit Albin Kurtit, lidhur me mbarëvajtjen e dialogut.

Këto dokumente Kurtit i ishin dhënë për aq kohë sa ai ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

“Lajçak e ka informuar Kurtin për mbarëvajtjen e procesit të dialogut, gjatë kohës së Qeverisë Hoti në kuptimin se çfarë është përparuar në atë drejtim dhe ku kanë qenë ngecjet. Kurti i ka të gjitha informacionet dhe i ka trajtuar ato me kujdes, ashtu që të njëjtat të jenë të vlefshme për përgatitjen e Qeverisë për dialogun, kurdo që ai do të fillojë”, tha Kryeziu.

Kryeziu ka deklaruar se ata do të punojnë me kujdes të madh për të rregulluar dëmet që i kanë shkaktuar ish-qeveritë në dialogun me Serbinë dhe se do të kujdesen që të mos ketë më gabime në këtë proces.

Ai ka theksuar se Asociacioni i komunave serbe nuk mund të jetë një etnik.

“Kryeministri Kurti e ka thënë më shumë se njëherë që neni 42 i Kushtetutës të Kosovës e përcakton lirinë e asocimit. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të jetë një etnik. Për më tepër e ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që praktikisht e shpall atë të vdekur”, ka thënë Kryeziu në Klan Kosova.

Related Articles