Aston Villa ia “rrëmben” një pikë Unitedit në minutat e fundit

Aston Villa ia “rrëmben” një pikë Unitedit në minutat e fundit

Philippe Coutinho ka pasur debutim të jashtëzakonshëm në “Villa Park”. Braziliani debutoi me gol duke ia fituar një pikë Aston Villas në përballjen me Manchester Unitedin.



Aston Villa barazoi 2:2 ndaj “Djajve të Kuq” në një ndeshje që e kishin pothuajse të humbur, me golin e shënuar në vazhdim të ndehsjes prej 4 minutave, që erdhi nga një sulm që nuk premtonte shumë.

Mysafirët kaluan herët në epërsi përmes Bruno Fernandes që realizoi në minutën e gjashtë, pas një gabimi të portierit Emiliano Martinez.

I njejti lojtar dyfishoi epërsinë e Manchester Unitedit. Por qerrja e United mori tatpjetën pas inkuadrimit të Coutinhos për Aston Villën, i cili pati paraqitje të jashtëyakonshme debutuese.

Fillimisht Ramsey ngushtoi epërsinë në minutën e 77-të, kurse dy minuta më vonë Coutinho realizoi për barayimin 2:2 për Aston Villan.

Me këtë fitore, Manchester United mbetet i shtati me 32 pikë, kurse Aston Villa ngjitet në vendin e 13-të me 23 pikë.

Related Articles