Astrit Fazliu vazhdon edhe për një vit me Dritën

Astrit Fazliu vazhdon edhe për një vit me Dritën

Astrit Fazliu do të vazhdojë të mbetet te ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita, raporton Gazeta “Engima”.

Drita ka njoftuar në faqen zyrtare se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mesfushorin kosovar për ta vazhduar kontratën.

Astrit Fazliu do të mbetet në Gjilan të paktën edhe për një vit.

“Astrit Fazliu ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin. Astriti ishte njëri prej lojtarëve me më së shumti minuta sezonin që lam pas dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit andaj do të vazhdojë të jetë me ne edhe vitin që vjen”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Fazliu ka deklaruar se nuk ka menduar shumë që të pranojë ofertën e “bardhekaltërve”, ndërkohë ka treguar edhe një peng të edicionit të kaluar.;

“Tash më besojë që të gjithë e din se çfarë klubi është Drita dhe as që kam menduar dy herë pë të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrektë dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit.

Astrit Fazliu është stolisur dy herë me titullin e kampionit me fanellën e “Intelektualëve”.

Related Articles