Atalanta befason, ndal Interin pas tetë fitoreve në Serie A

Atalanta befason, ndal Interin pas tetë fitoreve në Serie A

Atalanta ka arritur që t’i ndal vrullin skuadrës lidere në tabelë, Inter, duke barazuar në ‘Gewiss Stadium’ me rezultat 0-0.

Një ndeshje e barabartë kjo që e lënë Interin në vendin e parë të Serie A dhe Atalantën në vendin e 4, me një pikë më shumë se Juventusi

Interi është ndalur sonte në Bergamo pas një serie prej 12 fitoresh rresht në të gjitha garat dhe 8 rresht në Serie A. Pavarësisht barazimit 0-0, Interi mbetet në vendin e parë në Serie A me 50 pikë kurse Atalanta vazhdon të jetë në vendin e katër.

Në ndeshjet tjera të javës 22-të të dielën janë zhvilluar edhe tri takime tjera dhe janë shënuar këto rezultate:

E diel:

Sassuolo 2:4 Verona

Venezia 1:1 Empoli

Roma 1:0 Cagliari dhe

Atalanta 0:0 Inter

Në tabelë kryeson Inter me 50 pikë, para Milanit që ka 48, Napoli është në pozitën e tretë me 43, Atalanta e katërta me 42 etj.

Related Articles