Deputetja e Listës Guxo: Çdo ditë përpiqemi të japim kontributin për sundimin e ligjit në Kosovë

Deputetja e Listës Guxo: Çdo ditë përpiqemi të japim kontributin për sundimin e ligjit në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili ka publikuar një fotografi me presidenten, Vjosa Osmani, ku ka kujtur ditën kur edhe zyrtarisht u bë pjesë e Listës Guxo.

Kica-Xhelili ka thënë se që nga ajo ditë, ka bërë përpjekje për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ajo tha se vullneti nuk u mungon, ndërsa thotë se durimi anipse po u sfidohet çdo ditë, e kanë.

“Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë, e kuptoj atë që Presidentja Osmani deshi të ma reflektojë sot një vit, duke cituar Presidentin e ndjerë, historik, Rugova: ‘Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj’. Vullnetin e kemi. Durimi na sfidohet çdo ditë – por e kemi”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka cituar një thënie të Roosvelt ku thuhet: “Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të përparojë. Pra, para së gjithash, më lejoni të pohoj besimin tim të patundur se e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika (…)”./Gazeta Enigma/

Related Articles