Atalanta kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Europës

Atalanta kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Europës

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat të thellë 0-3 ndaj Olympiacosit, në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Europës të 1/16, shkruan Gazeta Enigma.

Italianët janë kualifikuar në rundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 5-1 nga të dy ndeshjet.

Joakim Maehle shënoi për 0-1 në minutën e 40-të.

Dy golat e tjerë për italianët i shënoi sulmuesi ukrainas, Ruslan Malinovsky në minutat e 67-të dhe 69-të./GazetaEnigma/

Related Articles