Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës

Osmani: Rusia ka tendencë destabilizimin e rajonit, jo vetëm të Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për situatën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, derisa është shprehur se Rusia ka tendenca për destabilizim të rajonit.

”Çështjen e rreshtimit tonë të qartë, me vlerat e lirisë dhe me të drejtën e popujve për të jetuar të lirë jemi rreshtuar që moti”.

”Si një popull liridashës, ka treguar se qëndron me këto vlera. Dhe rreshtohet me këto vlera qysh në vitet e ’90-ta”.

”Çfarë po ndodhë tani në Ukrainë? – nuk është vetëm një krizë që po ndodhë vetëm në Ukrainë, po rështë një krizë dhe një betejë mes vlerash. Vlerat e lirisë dhe demokracisë në njërën anë kundër autokracisë, të cilat po shfaqen në mënyrën më të ashpër më barbare”, ka thënë Osmani në KlanKosova.

Ndër të tjera, Osmani tha se duke u marrë me Ukrainën, sipas saj po merremi edhe me vetvetën.

”Për shkak se tendenca ruse për destablizim, nuk është vetëm tendencë ndaj Ukrainës, por është një tendencë ndaj gjithë rajonit”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles