Atalanta shpreh interesim për Eliot Bujupin, sulmuesi i Kosovës mund të largohet nga Stuttgarti në verë

Atalanta shpreh interesim për Eliot Bujupin, sulmuesi i Kosovës mund të largohet nga Stuttgarti në verë

Gara për transferimin e sulmuesit të Kosovës ka nis të bëhet gjithnjë e më e fortë.

Top skuadrat evropiane po dëshirojnë transferimin e tij.

Përveç Blackburn Rovers, në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës janë edhe gjiganti italian, Atalanta si dhe Holstein Kiel nga Bundesliga.

Në anën tjetër, Stuttgarti e sheh Bujupi si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk do të heq dorë lehtë nga ai.

Bujupi kishte pësuar një lëndim muajin e kaluar dhe tani është në fazën finale të rikuperimit dhe do të rikthehet në aksion javën e ardhshme. 18-vjeçari shpërtheu me Kosovën U19 vitin e kaluar, teksa u ftua edhe nga Franco Foda te kombëtarja A e “Dardanëve”, ku debutoi në sfidën kundër Qipros.

Related Articles