Atalanta-Villareal, dueli vendimtar për pozitën e dytë në grupin F

Atalanta-Villareal, dueli vendimtar për pozitën e dytë në grupin F

Skuadra e Atalantes ka vetëm një objektiv, fitoren, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve kundër Villarealit, shkruan Gazeta Enigma.

Grupi me një të panjohur të madhe është grupi F. Në këtë grup akoma nuk është e qartë se cila nga skuadrat do t’i bashkohet Manchester Unitedit në fazën e eliminimeve direkte, duke marrë një biletë për më tej. Kjo është e vetmja paqartësi në këtë grup.

Në fakt Manchester United matematikisht pothuajse e ka siguruar pozitën e parë, pasi i mjafton vetëm një barazim ndaj Young Boys, pavarsisht rezultatit të ndeshjes tjetër të grupit, Atalanta – Villareal, ndërsa dueli i këtyre të fundit pritet të jetë më se ‘i zjarrtë’ pasi ekipi i dytë që do ta përcjellë Manchesterin nga ky grup në 1/8 e finales do të përcaktohet pikërisht nga takimi i ndërsjellë mes këtyre dy ekipeve.

Atalanta padyshim se logaritet favorite pasi ka përparsinë e terrenit sikurse edhe dy epilogje përfundimtare që e nxjerrin në pozitën e dytë, barazimin dhe fitoren, porse Villareal me një skuadër tejet cilësore e me emra të shquar, nuk do të qëndroj duarkryq, por do të luftoj me çdo kusht të shënoj fitore që e kualifikon tutje./Gazeta Enigma/

Related Articles