Një i lënduar nga një aksident në magjistralën Prishtinë – Podujevë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht tek “Qershia e Llapashticës”.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Derisa, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti. /Gazeta Enigma/.

Related Articles