Donald Trump sot ka qenë cak i një atentati të cilit i mbijetoi.
Autoritetet që u morrën me sigurinë e tubimit gjatë së shtunës në Butler, Pensilvani, kanë kundërshtuar pretendimet se atij iu refuzuan kërkesat për siguri shtesë.
Shërbimi Sekret Amerikan e ka cilësuar pretendimin si “absolutisht të rremë”.
“Ekziston një pohim i pavërtetë se një anëtar i ekipit të ish-presidentit ka kërkuar burime shtesë të sigurisë dhe se ato janë kundërshtuar. Kjo është absolutisht e rreme. Në fakt, ne shtuam burime dhe teknologji dhe aftësi mbrojtëse si pjesë e rritjes së ritmit të udhëtimit të fushatës”, shkroi Shefi i Komunikimeve të Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi në një postim në X gjatë së dielës në mëngjes.
Sipas CNN, edhe FBI, tha se nuk ka pasur kërkesë për siguri shtesë që ishte mohuar ndonjëherë.
“Nuk kishte asnjë kërkesë shtesë për sigurinë që ishte mohuar ndonjëherë nga FBI,” tha Kevin Rojek, agjenti special i FBI-së i ngarkuar me zyrën e Pittsburgh, gjatë një konference shtypi të shtunën mbrëma. /Gazeta Enigma