ATK me mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj

ATK me mbi gjysmë miliardi të hyra tatimore për tetë muaj

Administrata Tatimore e Kosovës, ka thënë se ka pasë një performancë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-gusht 2023, ku janë mbledhur 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023 ka rritje për 92 milionë euro.

“Këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore”, thotë ATK përmes një njoftimi.

Përmes kësaj mbledhjeje të të hyrave, Administrata Tatimore e Kosovës thotë se është përqendruar në ngritjen e performancës së saj në përmbushjen e objektivave të planifikuara dhe të menaxhuara me përgjegjësi.

Related Articles