Atletico Madrid ka gjetur gjuhën e përbashkët me Barcelonën në lidhje me Antoine Griezmann. Sulmuesi francez, i cili u rikthye te “Colchoneros” verën e kaluar pas dy sezoneve aspak pozitive në “Camp Nou”, do të bëhet përfundimisht një lojtar i ekipit të Simeones për 20 milionë euro + 2 milionë të tjera në formë bonusesh.
Drejtuesit e Atleticos insistuan që homologërt e Barcelonës të ulnim pretendimet e klauzolës prej 40 milionë eurosh (nëse luante 50% të ndeshjeve) në lidhje me 31-vjeçarin.
Diego Simeone kërkoi me ngulm qëndrimin e sulmuesit në kryeqytetin spanjoll. Të njëjtën dëshirë pati edhe Griezmann. Ai reduktoi pagën sezonale prej 20 milionë eurosh vjet, teksa tani duhet të bëjë një tjetër sforco (30%) për të firmosur me Atletico Madrid.