Atletico Madrid i bën dhuratë të veçantë Konradit, tifozit që shpalosi flamurin spanjoll në Camp Nou

Atletico Madrid i bën dhuratë të veçantë Konradit, tifozit që shpalosi flamurin spanjoll në Camp Nou

Koke, kapiteni i Atletico Madridit, telefonoi personalisht Konradin, tifozin të cilit iu hoq flamuri spanjoll në stadiumin e Barcelonës, duke e ftuar atë në stadiumin “Ëandametropolitano”.

Tifozi i ekipit nga kryeqyteti i Spanjës, Konrad përjetoi një moment jo të mirë në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”.

Ai shpalosi në një kënd të tribunës së stadiumit flamurin spanjoll me logon e Atletico Madridit, flamur i cili u largua nga një tifoz i Barcelonës, ndërsa nuk munguan tensionet në atë moment.

Atletico Madrid u solidarizua me tifozin e tyre, që thuhet se jeton në Poloni, duke publikuar pamje ku Konradi flet në lidhje me kapitenin e skuadrës, Koke.

Ky i fundit e ftoi atë të shikojë ndeshje të Atletico Madridit në stadiumin e tyre në Madrid.

“Si je mik? Shpresoj te jesh mirë. Ne duam t’ju ftojmë nesër në stadiumin tonë, që atë flamur që keni varur një ditë më parë dhe e keni pasur të vështirë, një kohë të vështirë dhe të ndërlikuar, të kënaqeni duke e vendosur në stadiumin tonë dhe të keni një ditë të mbarë” – i tha Koke atij.

Përgjigja e Konradit ishte sa e qartë aq edhe e prerë: “Shihemi, gëzuar Atleti”.

Related Articles