tletico Madridi ka arritur ta mposht Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes këtyre dy skuadrave.
Los Colchoneros arritën të shënon që në fillim, dhe këtë me rast të një gabimi skandaloz të gjermanëve.
Zhvillohej minuta e 4-të, kur Rodrigo de Paul shënoi nga afër për 1-0.
Vendasit ishin më të mirë duke rrezikuar edhe në minutën e 20-të me Jose Maria Gimenez, por pa sukses.
Në minutën e 32-të, Samuel Lino arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-0.
Në pjesën e dytë në të shumtën e kohës, Atletico Madridi arriti të menaxhojë lojën.
Julian Brandt dhe Samuel Lino kishin raste të mira për të dy skuadrat për të ndryshuar rezultatin.
Milionerët u kthyen në lojë në minutën e 81-të, kur Sebastien Haller shënoi për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja e radhës pritet të jetë e zjarrtë, pasi që rezultati i sotëm i mban të dyja në lojë.