Atletico Madridi ka bërë një rikthim sensacional ndaj Real Sociedadit për të marrë një pikë në javën e dhjetë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me golin e realizuar nga Alexander Sorloth.
Ky gol ishte edhe i fundit në pjesën e parë, derisa në të dytën u realizuan edhe tre të tjerë.
⚽ 7’ | 0-1 | BUUUUUUUUUUTTT DE LA REEEAAALLL !!!
⚽ BUTTTTTTT DE @Asorloth !!!#AtletiRealSociedad | #AurreraReala pic.twitter.com/UF4zepHR9l— Real Sociedad (@RealSociedadFR) October 24, 2021
Sociedad e filloi në mënyrën fantastike edhe pjesën e dytë, derisa shënoi për avantazhin 2-0 nga Alexander Isak.
¡ACORTAMOS DISTANCIAS! ¡@LuisSuarez9! pic.twitter.com/Zouk1JUmHX— Atlético de Madrid (@Atleti) October 24, 2021
Por Madrilenët u këndellën shpejtë dhe ia dolën t’i barazonin shifrat përkundër disavantazhit deri në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, kur Suarez doli në skenë duke shënuar dy herë. Së pari në minutën 61′ e më pas në atë të 77′, për epilogun përfundimtar, shkruan Gazeta Enigma.
¡EMPATEEEEEEE!
????-????????-????????????-????????@LuisSuarez9 pic.twitter.com/12PaDU1Ey6— Atlético de Madrid (@Atleti) October 24, 2021
Deri në fund, Atletico tentoi të merrte tre pikë, por që në fund ishin të kënaqur me një.
Pas javës së dhjetë, Real Sociedadi është rikthyer në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi e Sevilla që kanë një ndeshje më pak, ndërsa Atletico Madridi është në të katërtin me 18 sosh, Shkruan Gazeta Enigma.