Klubi Futbollistik “Prishtina” është duke luftuar “fyt për fyti” me dy rivalët, Ballkanin dhe Dritën, për ta fituar titullin kampion këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra kryeqytetase nesër (e mërkurë) e zhvillon ndeshjen kundër Trepcës ’89 e cila pritet të jetë mjaftë e vështirë. Para ndeshjes, njëri nga aksionarët më të mëdhenj të klubit, Rahman Haradini, ka shtruar iftar për stafin dhe futbollistët e klubit ku shihet atmosfera në taborin “bardhekaltër” është fantastike.
Prishtina aktualisht zë vendin e tretë me 63 pikë te mbledhura, një më pak se dy kryesuesit, Ballkani dhe Drita, shkruan gazeta sheshi.