Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur shoferët e tejkalojnë shpejtësinë e limituar gjatë vozitjes, por shkelin edhe rregullat tjera në komunikacion, siç është tejkalimi në vijë të plotë.
Kështu ka ndodhur edhe sot, në Arllat të Drenasit, ku një shofer ka rrezikuar veten dhe të tjerët.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje, ku shihet se si vetura me targa 07 – 966 – DO shkelë rregullat dhe tejkalon në vijë të plotë.