Karina, një mësuese e jogës në Vjenë nuk është vaksinuar kundër COVID-19. Prandaj ajo është në mbyllje nga shteti bashkë me përreth 2 milionë persona të tjerë të pa vaksinuar në Austri.
Asaj i lejohet të dalë nga shtëpia vetëm për gjëra esenciale si puna, blerja e ushqimeve por e ka të ndaluar të hyjë në kafe apo restorante.
Karina thotë se nuk e kupton pse po bëhet kjo dhe është shumë e trishtuar.
“Unë isha duke ecur afër disa kafeneve në mëngjes. Ishte pak e çuditshme të shikosh brenda dhe të mos mund të futesh”, ka thënë ajo. “Unë jam një nga disa njerëz që është bërë armik dhe kjo nuk është në rregull. Unë nuk dua të sëmurem, unë jam e kujdesshme. Unë po testohem dhe nuk jam shumë rrezik për njerëzit tjerë. Unë mendoj që është vendim shumë personal. Unë i kuptoj njerëzit që duan të vaksinohen dhe ata që nuk duan të vaksinohen”.
Rreth 65 për qind e popullsisë në Evropë janë komplet të vaksinuar.
Vendi tash është duke parë shifra të larta të infektimit me COVID-19.
Kancelari Alexander Schallenberg ka thënë se qeveria ishte e detyruar të veprojë për shkak të infeksioneve të reja.