Austria është pak ditë larg nga mbyllja e miliona njerëzve që nuk janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa rastet po shtohen dhe spitalet po mbushen, ka thënë kancelari Alexander Schallenberg.
Rreth 65 përqind e popullatës së Austrisë është vaksinuar me të dyja dozat, që është shkalla më e ulët nga vendet perëndimore të Evropës.
Shumë austriakë janë skeptikë për vaksinat, një pikëpamje e cila u inkurajua nga partia Freedom që është partia e tretë më e madhe në parlament, raporton Guardian.
Sipas një plani në zhvillim të qeverisë të arritur në shtator, sapo 30 përqind e shtretërve në klinikat intensive të mbushen nga pacientët me koronavirus, njerëzit e pavaksinuar do të futen në izolim, me kufizime për lëvizjet e përditshme të tyre. Niveli aktual është 20 përqind dhe po rritet shpejt.
Qeveria ka thënë se po ndalon të pavaksinuarit të hyjnë në restorante, teatro dhe vende të tjera si sallonet e bukurisë. /Gazeta “Enigma”/