Një autobus që kishte pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi me drejtues A. L. (38 vjeç), mori flakë sa ishte në lëvizjes ndërkohë që ishte me pasagjerë brenda.
Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.