Një autobus është përfshirë nga zjarri në territorin e Gjermanisë, rreth 10 kilometra pas daljes nga një servis ku kishte qenë për mirëmbajtje.
Sipas informacioneve zyrtare, në mjet nuk ka pasur udhëtarë, pasi ai ishte në proces të servisimit.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një neglizhence teknike që lidhet me kabllot elektrike. Në momentin e incidentit në autobus ka qenë vetëm shoferi, i cili për fat të mirë ka shpëtuar pa asnjë lëndim.
Autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e ngjarjes.