“Autobusit të Besa Trans nuk i punonin frenat, i korruptonin me nga 10 euro policët bullgarë”

“Autobusit të Besa Trans nuk i punonin frenat, i korruptonin me nga 10 euro policët bullgarë”

Atletja e njohur, Drita Islami, ka ndarë një përvojë nga një udhëtim me kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u aksidentua dhe u përfshi nga flakët të martën në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë, raporton Gazeta “Enigma”.



Gjatë këtij udhëtimi, ajo thotë se policia e kishte ndaluar autobusin për kontroll teknik dhe se nuk e kishte kaluar testin për frenim dhe se freni i dorës nuk ishte në funksion fare.

“Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 her të tjera gjat të njejtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenim‼️kurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare ‼️”, ka shkruar Islami.

Tutje, ajo ka thënë se më pas u detyruan të vazhdojnë udhëtimin me një mjet tjetër privat. Edhe me ketë mjet, thotë se policia bullgare i kishte ndaluar disa herë për tejkalim shpejtësie, por se vozitësi i automjetit i korruptonte me vetëm 10 euro.

“Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës “hua” i kësaj kompie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€ ‼️  Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t’i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve. Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!”, ka shkruar Islami. /Gazeta Enigma.

Related Articles