Kandidati i LDK-së, për deputet, Haxhiu Avdyli, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit, sot në njërën nga kafiteritë në Prishtinë, ka kërkuar “espresso 51%”.
Lidhur me këtë, Haxhi Avdyli tha se “espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet”.
“Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin 51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…”, tha Abdyli.
“Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…”.
“Bile për 6 vite edhe ndonjë autostradë e re mund te ndërtohej”, tha më tej ish deputeti.
“Nejse ajo është temë e prekshme, ne duam fore e llafe… Dhe espreso me 51%+”.
“Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e esspreso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonje autostradë të përfunduar a ndonje investim të madh , ajo është temë e rëndë për ne. Apo ata.”
“Dhe po i përmendem edhe njeherë pse ska investime kapitale, ne do shpallemi tradhëtar”, u shpreh në fund Haxhi Avdyli.
