Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Prilep të Deçanit, ku mbetën të lënduar 11 persona.
Aksidenti u pësua nga përplasja e tri veturave mes vete.
Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit, janë jashtë rrezikut për jetë.
Kjo u bë e ditur për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sipas ekipit mjekësor, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova.
