Avokati Gashi i del në mbrojtje Veton Surroit

Avokati Gashi i del në mbrojtje Veton Surroit

Në ditët e fundit të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në Shtërpcë dhe ka arrestuar ish-kreun e kësaj komune, Bratislav Nikoliq, nën dyshimet për dallavere me lejet e ndërtimit në Brezovicë.

Kallxo.com ka ndarë detaje nga dosja e Prokurorisë, duke zbuluar dyshimet e organit hetues se Nikoliqit i është dhënë ryshfet nga kompania “Stella Consulting” në këmbim të lejeve ndërtimore.

Se ndaj kësaj kompanie janë duke u zhvilluar hetime, e ka pranuar edhe avokati Tomë Gashi që përfaqëson “Stella Consulting”.

LEXO EDHE: Dhuratat që dyshohet se morën zyrtarët e arrestuar në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtime në Brezovicë

Gashi ka thënë se hetime janë duke u zhvilluar vetëm ndaj Gentjan Sulos por jo edhe ndaj Veton Surroit i cili ka një pjesë të aksioneve në këtë kompani.

“z.Veton Surroi ka aksione minore në këtë kompani. Ka më pak se që është përmendur. Ata që kanë shkruar e dinë se Veton Surroi as nuk jep mito, as nuk merr mito. Është e teprume tu e përmend emrin e Veton Surroit. Emri i Veton Surroit nuk është çështje penale. Ai nuk është duke u hetuar dhe nuk ka asnjë hetim penal kundër Veton Surroit. Hetimi penal është kundër Gentjan Sulos”, ka thënë Gashi në Frontal.

Gashi thotë se hetimet ndaj Sulos janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për dhënie ryshfeti.

“Është i dyshimtë kisne për dhënie të ryshfetit. Nëse unë jam kjo kompani e Shqipërisë dhe nëse ti je ndërtuesi dhe me këtë kontratë je i obliguar me i siguru të gjitha lejet atëherë çfarë arsye kom unë me i dhënë dikujt ryshfet për të marrë lejet”, ka thënë Gashi në “Frontal”.

“Sot kam marrë  një autorizim prej një personi që e njoh nga Shqipëria që kemi dokumentacion që fare nuk ka kurfarë involvimi edhe pse emri i tij gjendet në këtë rast. Ky person është Gentjan Sulo, është nga Shqipëria. Është një investitorë i madh. E kemi një kontratë e vitit 2014 ku ka qenë e autorizuar një kompani tjetër e cila ka pasur për obligim që t’i sigurojë edhe dokumentacionin juridik dhe lejet për ndërtimet që ka pretenduar kjo kompani që t’i përfundojë dhe të gjitha punët janë tërësisht ligjore. Këto janë në bazë të dokumenteve të tij dhe tash të shohim se çfarë ka prokuroria”, ka shtuar tutje Gashi.

Related Articles