Avokati Tomë Gashi, përfaqësues juridik i familjes Fejzullahu, ka paralajmëruar se do ankohet në organet kompetente, mbi aktgjykimin dënues të sotëm, ndaj vrasësve të 18 vjeçarit, Lulzimit.
Gashi shkruan se me këtë aktgjykim, është vërtetuar sërish se ata që vranë 18 vjeçarin në Podujevë, kanë vepruar në bashkëveprim me njëri-tjetrin, ndaj dhe do kërkojë që dënimi ndaj tyre të jetë maksimal.
”Gjykata Themelore Prishtine sot ka shpallur Aktgjykimin për vrasjen e rëndë të 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu
Sikurse herën e kaluar Gjykata njërin e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 vitesh e tjetrin me dënim me burgim prej 9 vitesh.
Me këtë Aktgjykim është vërtetuar edhe njëherë se ata që vranë Lulin kanë vepruar në bashkëveprim njëri me tjetrin dhe se vrasjen e rënde e kanë kryer me dashje të plotë.
Si avokat – përfaqësues juridik i familjes se Lulit do të paraqes ankesë që dënimi për të dytë të jetë maksimal”.