Avokati i Sanduloviqit: Në Serbi sapo kanë filluar vitet e 90-ta, naiviteti i Perëndimit do të çojë në luftë

Avokati i Sanduloviqit: Në Serbi sapo kanë filluar vitet e 90-ta, naiviteti i Perëndimit do të çojë në luftë

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sanduloviqit, ka thënë se gruaja e këtij të fundit e ka lajmëruar atë se dje në mes orës 16:00 dhe orës 20:00, Sanduloviq është marrë nga BIA serbe.

Sipas Stojkoviqit, Sanduloviq është marrë pa dëshirën e tij dhe në mes orës 16:00 dhe 20:00, ai është rrahur brutalisht, ku si pasojë nga ambientet e BIA-s është dërguar në spitalin ushtarak në Beograd, ku u mbajt deri pasditen e sotme.

“Ky brutalitet i shërbimeve të sigurimit ndjek librin dhe skenarin e Millosheviqit:

– Fillimisht media e regjimit filloi një fushatë urrejtjeje (që ndodhi dje pak para se të arrestohej)

– atëherë shërbimet e regjimit kryejnë dhunë dhe tortura ndaj një personi për të cilin publiku nuk do të ndiejë keqardhje sepse ai portretizohet në media si terrorist (që është pikërisht ajo që ndodhi dje)

– atëherë ai person zgjohet i rrahur ose i vrarë”, shkroi Stojkoviq, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se në Serbi sapo kanë filluar vitet e 90-ta dhe se ministri i atëhershëm i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, është presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dhe arsyet janë saktësisht të njëjta si në kohën e Millosheviqit:

– Kosova! Kjo i ndodhi dje dhe sot Nikolla Sanduloviqit për të njëjtën arsye: pasi dy ditë më parë në këtë rrjet social (X) shprehu ngushëllimet e tij për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes shqiptare Jashari në Kosovë në vitin 1998”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Avokati i politikanit serb paralajmëroi që sa herë që perëndimi mendon që Vuçiq do të sjellë paqe në Ballkan, ata duhet të mbajnë mend fjalët që “pikërisht ky naivitet i Perëndimit do të çojë në një luftë të re në Ballkan”.

“Sepse urrejtja që lëshon ky regjim ndaj fqinjëve vetëm në këtë mund të çojë. Një nga provat e vogla të kësaj janë kërcënimet që fillova të marr (përsëri) pas postimeve të mia të fundit”, tha ai.

Related Articles