Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi për kanosje në Prizren

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi për kanosje në Prizren

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi për veprën penale kanosje në rrugën “William Walker” në Prizren, më 30 dhjetor të vitit 2022.

Policia i ka publikuar dy fotografi të të dyshuarit të bashkangjitur me njoftimin e lëshuar, ku bëhet thirrje që kushdo që ka informacione të lajmërohet në rajonin më të afër policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

– E-mail adresa: [email protected]

Related Articles