Avokati i Selimit: Ai s’ka urdhëruar ndonjë krim, UÇK-ja s’ka pasur strukturë e as hierarki

Avokati i Selimit: Ai s’ka urdhëruar ndonjë krim, UÇK-ja s’ka pasur strukturë e as hierarki

Geoffrey Roberts, avokat i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimit, tha UÇK-ja “nuk ka pasur strukturë”.

“Nuk ka pasur strukturë për grupet e formuara, e as hierarki që prokuroria supozon. Nuk ka pasur pasoja për individët që largoheshin nga fushëbeteja, e ktheheshin pas një jave apo më vonë”, tha ai.

Roberts tha se klienti i tij s’ka urdhëruar asnjë krim.

“Në aktakuzë nuk ka aludime që z. Selimi të ketë urdhëruar ndonjë krim. Nuk ka as aludime që në njëfarë mënyre me veprim apo mosveprim të ketë shkaktuar krime. Madje as që planifikonte krime”, tha ai.

Related Articles