Rama: E shpifur të akuzohen si kriminelë ata që e drejtuan luftën çlirimtare

<strong>Rama: E shpifur të akuzohen si kriminelë ata që e drejtuan luftën çlirimtare</strong>

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.

“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh!”, ka shkruar Rama.

Related Articles