Të shumta janë aksidentet e trafikut që ndodhin në gjithë vendin.
Kësisoj shpesh herë nga këto aksidente raportohet edhe për të lënduar.
Lidhur me këtë situatë dhe deklarimet shpesh herë të rrejshme për lëndim është deklaruar edhe avokati, Arianit Koci.
Koci madje ka thënë se shpesh herë thirret ‘Ndihma e Shpejtë’, për shkak se shoferi apo udhëtari mashtrues e arsyeton kinse lëndimin trupore, e rrjedhimisht pastaj kërkon dëmshpërblim prej kompanisë së sigurimit të shoferit që është fajtor për aksidentin.
“Kur po ndodhin aksidentet e komunikacionit në Prishtinë, shumicën e herave po ftohet Ndihma e Shpejtë.Madje, edhe kur në kolizion në mes dy veturave, po ka dëmtime minimale apo vetëm ndonjë grithë.Pse po thirrët ndihma e shpejtë? Për shkak se shoferi/udhëtari mashtrues – e arsyeton kinse lëndimin trupor – e rrjedhimisht pastaj kërkon dëmshpërblim prej kompanisë së sigurimit të shoferit që është fajtor për aksidentin”, tha Koci./Gazeta “Enigma”/
Postimi i plotë: