Avokati Koci me kërkesë për Specialen që ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Avokati Koci me kërkesë për Specialen që ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Avokati Arianit Koci pas vdekjes së babait të Hashim Thaçit, ka theksuar se Gjykata Speciale duhet t’i japë leje atih për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, raporton Gazeta Enigma.

“Haxhi Thaçi u nda nga kjo botë. Kosova humbi një njeri të saj. Por më shumë se kaq – kjo javë dëshmoi një padrejtësi, një mungesë të plotë humanizmi|. Më shumë se një herë, Hashim Thaçit iu refuzua e drejta për ta vizituar babanë e tij, që po jepte shpirt. Më shumë se një herë, një panel gjyqësor në Hagë nuk u bind se një njeri po vdiste.E lanë të priste. E lanë të shpresonte. Dhe kur më në fund ia dhanë lejen, ishte vonë”, theksoi Koci.

“Dhe e gjitha kjo bëhet edhe më e rëndë kur kujtojmë se Hashim Thaçi nuk është thjesht i ndaluar – ai është i izoluar mijëra kilometra larg Kosovës, në një paraburgim që s’ka fund”, shkruan Koci në një postim në Facebook.

Sipas tij “tani më nuk ka justifikime për lejimin e Thaçit në ceremoninë e varrimit të babait nga gjykata në Hagë”.

“Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia”, shtoi ai.

Related Articles