“Azemi nuk është kriminel”, reperi i njohur reagon për rastin e plagosjes në Shtërpcë

“Azemi nuk është kriminel”, reperi i njohur reagon për rastin e plagosjes në Shtërpcë

Reperi i njohur, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme që ndodhi në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy qytetarë të nacionalitetit serb.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Azem Kurtaj, djali i dëshmorit Danush Kurtaj. Ai dyshohet se rreth orës 15:20 ka shtënë me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar.

Mozzik ka publikuar një fotografi të të dyshuarit Azem Kurtaj, mbi të cilën shkroi se ai nuk është kriminel.

“Azem Kurtaj nuk është kriminel”, ka thënë reperi nga Ferizaj.

Kujtojmë se, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçari si të dyshuar për plagosjen në Shtërpcë.

Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve, me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.

Related Articles