Lopa futet në një dyqan veshjesh

Lopa futet në një dyqan veshjesh

Një lopë u kap prej kamerave teksa futej në një qendër tregtare në Indi gjersa iu drejtua raftet të veshjeve për meshkuj.



Videoja, e regjistruar nga një dëshmitar në qendrën tregtare në Dhubri, Assam, tregon lopën që endet nëpër korridoret në seksionin e burrave të dyqanit të veshjeve, ndërsa klientët dhe punonjësit nxitojnë t’i qëndrojnë larg rrugës së saj.

Pamjet përfundojnë me punonjësit që ndjekin lopën dhe mundohen ta largojnë.

Dëshmitarët thanë se lopa më pas u largua nga dyqani gjersa nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

Related Articles