Cesar Azpilicueta është deklaruar për incidentin pas ndeshjes kundër Arsenal.
Kapiteni i Chelsea u kap nga kamerat teksa shkëmbeu disa fjalë me një tifoz ‘Blu’.
Por, mbrojtësi spanjoll ka thënë se gjithçka u keqkuptua dhe se biseda mes tij dhe tifozit ishte më e qetë sesa dukej.
“Dukej më keq sesa ishte, sepse ishte fundi i ndeshjes dhe isha i nervozuar me paraqitjen time, rezultatin dhe penalltinë, gjithçka”, ka thënë Azpilicueta.
“Unë e pash atë në turmë dhe ishte një shkëmbim fjalësh që dukej më keq sesa ishte realisht. Ne folëm qartë dhe ai donte më shumë luftë nga skuadra dhe kishte të drejtë. Unë tregova pikëpamjen time. Ditën tjetër e pash atë dhe i dhurova shiritin e kapitenit. Jam i pari që pash pamjet dhe unë nuk jam vërtetë ai, isha i nervozuar”, shtoi mes tjerash mbrojtësi i Spanjës.
Cesar Azpilicueta vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea. Barcelona shihet si pistë e mundshme për të.