Azurët me kreativitet e potencial drejt titullit në ‘Euro 2020’

Azurët me kreativitet e potencial drejt titullit në ‘Euro 2020’

Me tre gola të shënuar në pjesën e parë, dy në portën e Belgjikës dhe një në atë të Italisë, janë mbyllur 45 minutat e para të takimit me avantazhin modest 1:2 të Italisë ndaj Belgjikës, në cerekfinalen e dytë të sotme.

Italianët avancojnë me dy gola diferencë në pjesën e parë ndaj Belgjikës, e cila në një mënyrë ishte një lloj favoriti për vet titullin e Kampionatit Europian 2020, bazuar me potencialin e lojtarëve që ka në radhët e saj.

Azurët edhe një herë në këtë kampionat dëshmuan me të drejtë se jo rastësisht e kanë logaritur veten favorit paraprakisht, duke shënuar dy gola të bukur përmes Nicola Barelo në minutën 31 dhe Lorenco Insigne në atë të 44′, ndërsa Lukaku nga pika e bardhë ngushtoi rezultatin në fund të pjesës së parë, për të mbajtur gjallë shpresat e belgëve deri në fund të takimit.

Related Articles