Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga 29 dhjetori në Gjakovë

Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga 29 dhjetori në Gjakovë

Një vajzë është raportuar e zhdukur nga prindi i saj në Gjakovë, njofton Policia, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar se sipas ankuesit, viktima është larguar nga shtëpia që nga 29 dhjetori dhe nuk dihet asgjë për të.

“Gjakovë 29.12.2025-12:00. Me 26.01.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhje e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është nën hetime.

Related Articles