Një 55 vjeçar ka therrur me thikë vajzën e tij 20 vjeçare, në fshatin Prapaqan të komunës së Deçanit.
Burime të Gazeta Metro nga Qendra Mjekësore e kësaj komune, thanë se viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ka marrë lëndime dhe po trajtohet.
Të njëjtat burime thanë se babai ishte arrestuar nga policia.