Zelensky: Rusia ka humbur më shumë se 16,000 ushtarë në Ukrainë

Zelensky: Rusia ka humbur më shumë se 16,000 ushtarë në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalimin e mbrëmjes. Ai ka pohuar se më shumë se 16 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës dhe komandantë të lartë kanë qenë në mesin e viktimave, shkruan Sky.

“Forcat e Armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut në jug të vendit, në Donbas, në drejtimin e Kharkivit dhe në rajonin e Kievit”, tha ai, transmeton Demokracia.com.

“Duke frenuar veprimet e Rusisë, ushtarët tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: bisedimet janë të nevojshme”.

Ai shtoi se gjithsej 37.606 njerëz janë shpëtuar nga qytetet e bllokuara.

Related Articles