Babë e bir bëhen llom mes vete

Babë e bir bëhen llom mes vete

Një mosmarrëveshje verbale mes babë e bir në Prishtinë ka eskaluar në një përplasje fizike, ku të dyja palët janë sulmuar fizikisht.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje verbalë, e cila ka kaluar në dhunë fizike, shkruan Gazeta Enigma.

Pas incidentit, babai dhe djali kanë kërkuar tretman mjekësor, pasi kanë pësuar dëmtime të lehta.

Aktualisht, të dy janë nën kujdesin e mjekëve dhe sipas policisë, nuk raportohet për lëndime të rënda.

“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj  kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./GazetaEnigma/

Related Articles