Një vrasje në tentativë është raportuar së fundi në Prishtinë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, dy viktimat (babë e djalë), janë sulmuar me thikë nga një person i dyshimtë.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Sipas mjekut kujdestar, që të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Deri te rasti raportohet se ka ardhur pasi djali i viktimës kishte probleme me disa persona.