Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 350 raste aktive me COVID-19, shkruan Gazeta Enigma.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa një person ka vdekur.

Kurse 10 qytetarë u shëruan nga virusi.

Sa i përket numrit të të shëruarve është 224 mijë e 675.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19./ GazetaEnigma

Postimi i plotë:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.128 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.

Në total numri i rasteve aktive është 350.

Related Articles